Fjalë Kyçe

23 vjeçari gjendet pa shenja jete në Ferizaj, policia jep detajet

23 vjeçari gjendet pa shenja jete në Ferizaj, policia jep detajet

Një i ri është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Rasti ka ndodhur sot në fshatin Komogllavë të Ferizajt, derisa nga Policia po cilësohet si i dyshimtë.

Detaje ka dhënë për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Sot rreth orës 14:00 anëtarët e familjes e kanë sjellë një trup të pajetë të një 23 vjeçari dhe pas kontrollimit të mjekut, është konstatuar se i riu ka vdekur.

Sipas mjekut dyshohet se i riu ka pësuar sulm në zemër”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, trupi i pajetë i 23 vjeçarit është dërguar për obduksion në Prishtinë, ndërsa policia po merret me rastin.