Mëngjesi i ditës së diel ishte tragjik për qytetin e Berlinit.
Një ngjarje e rëndë ndodhi në një banesë në Lichtenberg.
Si pasojë një 23 vjeçar nga Kosova u vra nga policia.
Ai dyshohet se e mbyti me sakicë një grua 27 vjeçare nga Ukraina.
Në një përgjigje për Klankosova.tv zëdhënësi i Prokurorisë së Berlinit, Sebastian Buchner, tha se nuk dihet ende motivi se pse ndodhi ngjarja.
Buchner theksoi se është i paqartë edhe relacioni mes dy viktimave.
“Rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen. Po ashtu ende është i panjohur relacioni mes dy pjesëmarrësve – tha ai.