Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 23-vjetorin e sulmit me minahedhës në Tregun e Mitrovicës, ia mori jetën gjashtë qytetarëve dhe la të plagosur 128 të tjerë.
Osmani tha se ky sulm shpërfaqë barbarinë e regjimit gjenocidal serb.
“Në këtë përvjetor, nderojmë kujtimin për të vrarët dhe riafirmojmë nevojën për drejtësi. Respekti më i madh ndaj atyre që u vranë dhe atyre që jetojnë më traumat nga ky akt është vendosja e drejtësisë”.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për të vrarët në Tregun e Mitrovicës”, u shpreh presidentja Osmani.