Fjalë Kyçe

23 vjet nga rënia e dëshmorëve e martirëve në lagjet e Skenderajt

23 vjet nga rënia e dëshmorëve e martirëve në lagjet e Skenderajt

Dëshmorët dhe martirët e lagjeve të Skenderajt të rënë më 20 mars të vitit 1999, kujtohen të dielën në përvjetorin e 23-të të këtij krimi serb të ndodhur.

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka përkujtuar këtë ngjarje, për çka ka thënë se rënia e këtyre qytetarëve për lirinë, është dëshmi e gjenocidit që ka bërë Serbia në Kosovë.

“Sot me nderime e krenari kujtojmë e nderojmë dëshmorët e martirët e lagjeve të Skenderajt të rënë me 20 mars 1999. Atë kohë pas tërheqjes së vëzhguesve ndërkombëtarë të misionit të OSBE-së, kriminelet serb të veshur me rroba të bardha e maska të zeza kishin filluar në Skenderaj plaçkitjet e maltretimet e qytetarëve duke i ndarë me pas edhe burrat nga gratë, të cilët i kishin dërguar te pishat dhe atje i kishin ekzekutuar, disa prej tyre i kishin vrarë në shtëpi, e disa tjerë i kishin arrestuar. Rënia e tyre në altarin e Lirisë është dëshmi e gjenocidit që ka bërë shteti serb në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.