Dhuna më e egër sektare në dekada shpërtheu në New Delhi të Indisë ku si pasojë mbetën të vdekur 24 njerëz.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, bëri thirrje për qetësi të mërkurën pas dy ditë përleshje të egra mes myslimanëve dhe hindusëve ku turma të armatosura me shpata, armë zjarri dhe acid dogjën pjesë të qarqeve verilindore të kryeqytetit indian.
Nga dhuna sektare që ka lënë mbi 200 të plagosur u nxit nga protesta kundër ligjit të shtetësisë që shihet nga shumë kritikë si anti myslimane dhe agjendë nacionaliste indiane e kryeministrit Modi.
Nga protesta ato shpërthyen në trazira të dhunshme brutale të hënën e vazhduan edhe të martën që detyruan banorët të ikin pasi panë shtëpitë e tyre të shkatërroheshin, një xhami të digjej si dhe dy shkolla të ju vihej zjarri po ashtu.
Ministri i parë i Delhi, Arvind Kejriwal, një kundërshtar politik i Kryeministrit Modi, bëri thirrje që ushtria të thirret dhe të caktohet një orë policore.
Në spitalin GTB njoftohet të kenë vdekur 22 njerëz, ku shumica e të plagosurve janë trajtuar, e të mërkurën janë regjistruar 60 raste të plagosjes me armë zjarri dhe 16 pacientë të rinj janë pranuar të mërkurën njofton agjencia franceze e lajmeve AFP.
Të mërkurën banorët e rajonit Ashok Nagaer kanë pastruar mbeturinat nga xhamia e shkatërruar përfshi edhe një Kuran të djegur. Në një video që po qarkullon në rrejte sociale që është verifikuar shihen se burra po thyenin altoparlantin e myezinit në maje të minares së xhamisë dhe vendosjen e një flamur religjioz hindus.