Fjalë Kyçe

24 vjet burgim për të akuzuarin që vrau vëllanë

24 vjet burgim për të akuzuarin që vrau vëllanë

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 24 vjet burgim të dyshuarin B.G. i akuzuar se pas mosmarrëveshjes rreth çështjeve të pronësisë, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij I.G.

Ngjarja tragjike kishte ndodhur më 17 mars të vitit 2019 në Suharekë.

Sipas Gjykatës, i akuzuari është dënuar për veprën penale të vrasjes së rëndë si dhe të mbajtjes në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve.