Fjalë Kyçe

25 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

25 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk ka humbur jetën asnjë person si pasojë e infektimit me COVID-19.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë nga 1.801 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Tutje, MSH bën të ditur se numri i të shëruarve brenda këtyre orëve është 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.326

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:
30 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.716 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.566.251 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 724.969 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.801 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.326.
 ℹ Në total numri i rasteve aktive është 447.