Fjalë Kyçe

25 sportistë të shtatë federatave aplikojnë për pjesëmarrje në Lojërat Evropiane Minsk 2019

25 sportistë të shtatë federatave aplikojnë për pjesëmarrje në Lojërat Evropiane Minsk 2019

25 sportistë të shtatë federatave sportive në Kosovë kanë aplikuar për pjesëmarrje në Lojërat e Dyta Evropiane Minsk 2019, të cilat mbahen prej 21-30 qershor në Minsk të Bjellorusisë, shkruan GazetaAlo.

Federatat kanë plotësuar aplikacionin e kërkuar nga organizatori, ndërsa Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, miratoi listën në mbledhjen e mbajtur mbrëmë.

Data 28 shkurt ka qenë e fundit për dërgimin e listës së gjerë, ndërsa pas një muaji do të vendoset për listën përfundimtare.

Federatat që kanë aplikuar janë: Xhudo, karate, boksi, mundja, pingpongu, shigjetaria dhe çiklizmi.

Kosova debutimin në Lojërat Evropiane e ka bërë në Baku 2015, në të cilat fitoi medaljen e bronztë me xhudisten, Nora Gjakova. Në Baku, ekipi ynë u përfaqësua me 18 sportistë. /GazetaAlo