Fjalë Kyçe

25-vjeçarja, më e votuara e LDK-së në Kaçanik, merr më shumë vota se Hoti

25-vjeçarja, më e votuara e LDK-së në Kaçanik, merr më shumë vota se Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka marrë 6.83% të votave në Kaçanik.

25-vjeçarja Ardita Rrahmani ka dalë më e votuara në listën e kandidatëve të LDK-së në këtë komunë, sipas listës së rezultateve te deri tanishme.

Në pesëshen më të votuar të LDK-së në Kaçanik, Ardita Rrahmani renditet e para me 759 vota. Pas saj renditet kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti me 681 vota,

Pas tyre radhitet Kujtim Shala me 255 vota dhe Saranda Musliu me 162 vota.