Familjet në ish-rrugën “Abdullah Shabani”, tani rruga “22 Maji”, janë larguar nga shtëpitë e tyre. Mirëpo, një grup prej 68 personash, i kanë detyruar të ndalen në shtëpinë e Kahriman Pasomës, ku ishin vrarë.
Viktimat ishin mes 15 e 62 vjeç.
Pas ekzekutimit, kufomat ishin bartur me një kamion dhe ishin dërguar në Serbi, përkatësisht në Batajnicë, me qëllim që të humbin gjurmët e krimit.
Dëshmitarët që kanë shkuar në shtëpinë ku është kryer krimi, pasi janë larguar forcat serbe dhe kufomat e të ekzekutuarve shqiptarë, tregojnë se kishte shumë gjurmë të gjakut nëpër mure, në dysheme dhe vende të tjera brenda shtëpisë.
Pas luftës së vitit 1999, përkatësisht deri më 2015, janë kthyer eshtrat e 67 shqiptarëve të vrarë më 22 maj 1999, ndërkohë që një ende figuron si i zhdukur.