Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se edhe 26 raste të reja me koronavirus janë regjistruar gjatë ditës së sotme.
Sipas IKSHPK-së, të gjitha rastet janë raste kontakti, shkruan lajmi.net.
Po ashtu, bëhet e ditur se këta 26 persona kanë rezultuar pozitiv nga 195 mostra sa janë testuar gjatë 24 orëve të fundit.
IKSHPK-ja ka njoftuar se 6 raste janë nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimit: katër (4) raste Vraniq, një (1) rast Bukosh dhe një (1) rast Krushicë e poshtme), katër (4) raste me vendbanim në Prishtinë, tre (3) raste nga komuna e Gjilanit (sipas vendbanimit: dy (2) raste Gjilan dhe një (1) rast Lladovë), tre (3) raste me vendbanim në Lipjan, tre (3) raste nga komuna e Vitisë ( sipas vendbanimit: dy (2) raste Smirë dhe një (1) Viti), dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: një (1) rast Leposaviq dhe një (1) rast Graniçan), dy (2) raste nga komuna e Kamenicës ( sipas vendbanimit:një (1) rast Kamenicë dhe një (1) rast Hodonovc) dhe me nga një (1) rast: Samadrexhë-Vushtrri, Pollatë-Podujevë dhe Pjetërshticë-Shtime.
Theksojmë se deri më tani në Kosovë jan 449 persona të infektuar me koronavirus, 79 të shëruar dhe 11 persona kanë vdekur nga ky virus.