Fjalë Kyçe

27 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

27 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

27 raste me koronavirus janë konfirmuar të hënën në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se 14 raste janë në Vushtrri, nga pesë në Podujevë dhe Fushë Kosovë dhe tri raste të reja në Mitrovicë.

Bëhet fjalë për raste kontakti, të shtrira kryesisht nëpër fshatra. Gjithsej janë testuar 172 mostra, ka njoftuar IKSHPK-ja. Në qytetin e Vushtrrisë janë katër raste të reja, kurse në fshatin Ceceli pesë raste, në Mihaliq katër raste e një në Bajskë.

Tri raste janë në Podujevë e dy në Dobërdol. Sa i takon Fushë Kosovës, të gjitha pesë rastet janë në Bresje, kurse tri rastet në Mitrovicë janë në Vërbnicë (2) dhe Shipol (1).

Në Kosovë numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 1110. Kanë vdekur 30 pacientë me koronavirus, që kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Deri më tani janë testuar 15 mijë e 140 persona.

Ndërkohë të hënën nuk është njoftuar për ndonjë pacient të shëruar.