Fjalë Kyçe

28 zarfe me para për të blerë vota, arrestohen dy të rinj në Durrës

28 zarfe me para për të blerë vota, arrestohen dy të rinj në Durrës

Dy shtetas janë arrestuar nga policia pasi u kapën në flagrancë duke blerë vota. Sipas policisë në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale: N.M., 37 vjeç, banues në Qerret dhe Xh.T., 23 vjeç, banues në Qerret, Durrës, përfaqësues të një subjekti politik.

Mësohet se gjatë kontrollit në makinën e tyre po kryheshin veprime të kundraligjshme kundrejt shit-blerjes së votës, në vendin e quajtur Bishti Kamëz. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 zarfë me nga 5 dhe 10 mijë lekë secili, që dyshohen se do të përdoreshin për blerjen e votës.

Gjithashtu gjatë kontrollit në mjet u gjendën fletë votimi të cikluara për një subjekt politik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.