Edhe 29 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në vendin tonë, ndërsa një person është shëruar.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 13 raste (sipas vendbanimit: 13 raste Prishtinë), komuna e Obiliqit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Milloshevë), komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Druvar dhe 1 rast Vushtrri) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Zhiti-Viti, Lutogllavë-Prizren, Shushicë-Istog, Janjevë-Lipjan, Fushë Kosovë dhe Rahovec,.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 1298, ndërsa deri më sot janë konfirmuar 31 raste të vdekjes. Numri i të shëruarve nga koronavirusi është 913.