Fjalë Kyçe

29 të vdekur dhe mbi një mijë raste të reja me koronavirus në Maqedoni

29 të vdekur dhe mbi një mijë raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Në Maqedoni të Veriut kanë vdekur 29 pacientë si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërkohë që janë shënuar edhe 1.069 raste të reja pozitive, ka bërë të ditur të martën mbrëma Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

Rastet pozitive kanë rezultuar nga kryerja e 3.012 mostrave të dyshimta për Sars CoV-2.

Me këtë, numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 është rritur në 62.945, kurse i të vdekurve në 1.792. Raste aktive janë 20.965.