Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka mbështetur protestën e sotme të punëtorëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Haxhiu, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se këta punëtorë asnjëherë nuk u trajtuan dinjitetshëm, pavarësisht që përballen me vështirësi të mëdha, shkruan Gazeta Alo.
Sipas saj, me projektligjin për pagat punëtorët e Shërbimit Korrektues u diskriminuan sërish.
Postimi i saj i plotë:
Në mbështetje të punëtorëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Ndonëse përballen me vështirësi të mëdha, ata asnjëherë nuk u trajtuan dinjitetshëm.
Me projektligjin për pagat ata u diskriminuan sërish. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe nuk duhet të injorohen!/Gazeta Alo/