Ish-këshilltari i Isa Mustafës derisa ky i fundit ishte në krye të Qeverisë, Besnik Berisha, ka thënë se tashmë qeveria po premton e po pranon çdo gjë vetëm që të mos bie.
Berisha, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se si shkak i kësaj nëse nesër falimenton shteti sepse shpenzimet nuk i përballon buxheti, faji prapë mbetet jetim, shkruan Gazeta Alo.
Ky reagim i tij ka ardhur pas arritjes së një marrëveshje ndërmjet qeverisë dhe SBASHK-ut për ndaljen e grevës në arsim.
Postimi i tij i plotë:
Kush e ka ndermend me protestu per paga, e me hy ne greve, koha me e pershtatshme po del te jete tash, sepse sic duket pushteti po premton cdo gje, vetem per te qendruar ne kembe.
Por, nese neser falimenton shteti sepse shpenzimet nuk i perballon buxheti, faji mbetet jetim pastaj, kurse pasojat prape per secilin nga ne.
Mjaft me me greva kozmetike qe behen per shfaqje politike!/Gazeta Alo/