2Ton, ashtu siç e kishe paralajmëruar, publikoi këngën e re.
2Ton sapo ka publikuar projektin e tij më të ri me titull “TMV”, këngë kjo të cilës ia bashkëngjiti edhe videoklipin, shkruan lajmi.net.
Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge u kujdes vetë këgëtari, ndërsa beatin e bëri Genc Avdyli.
Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri nga 2Ton, të cilin e solli pas duetit “Ciao” me Don Phenom.