Në 2022-shin ata do të përjetojnë një periudhë dashurie e qetësie duke shkëlqyer si çift! Çifti i parë për të cilin duam të flasim është ai Peshore-Shigjetar. Peshorja është një shenjë që ka gjithmonë nevojë për vëmendje dhe siguri, veçanërisht në dashuri. Anasjelltas, Shigjetari një shenjë zodiakale që jeton të tashmen pa menduar shumë për të ardhmen. […]
Në 2022-shin ata do të përjetojnë një periudhë dashurie e qetësie duke shkëlqyer si çift!
Çifti i parë për të cilin duam të flasim është ai Peshore-Shigjetar. Peshorja është një shenjë që ka gjithmonë nevojë për vëmendje dhe siguri, veçanërisht në dashuri. Anasjelltas, Shigjetari një shenjë zodiakale që jeton të tashmen pa menduar shumë për të ardhmen. Aftësia e Peshores për t’u përshtatur do të krijojë një harmoni të përsosur me Shigjetarin në mënyrë që të fillojë një marrëdhënie me qetësi. Do të jetë një aventurë e përbërë nga shumë udhëtime, darka romantike dhe argëtim.
Një tjetër çift që do të shkëlqejë këtë Vit të Ri është Akrepi dhe Bricjapi. Këto dy shenja kanë një karakter shumë të fortë. Akrepi ka përjetuar një 2021-sh intensiv, ndonjëherë edhe të vështirë dhe tani është në kërkim të risive dhe qetësisë. Nga ana tjetër, Bricjapi është në kërkim të një historie dashurie që do të zgjasë përgjithmonë. Dhe në vitin 2022 në fakt, lidhjet tashmë ekzistuese do të konsolidohen gjithnjë e më shumë. Me një Akrep, Bricjapi arrin të jetojë një marrëdhënie të bukur të ndërtuar nga bashkëpunimi, por edhe pavarësia e liria.
Një tjetër çift që mund të përjetojë një vit magjik në dashuri është ai Bricjap-Shigjetar. Shenja e parë ka tendencë të shqetësohet për gjithçka, ndonjëherë edhe për gjëra të kota, kurse Shigjetari do ta ndihmojë atë të ndihet më i qetë dhe i shkujdesur.