Tre pacientë me koronavirus në Klinikën Infektive të QKUK-s janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, nga gjithsej 9 sa po trajtohen në këtë klinikë.
“Janë 9 pacientë me Covid pozitiv, tre prej tyre janë në mjekim intensiv dhe njëri prej tyre është i intubuar. Ndërsa në repart një pacient është në gjendje më të rëndë me oksigjenoterapi”, ka deklaruar infektologia e QKUK-së, Vera Ndrejaj.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar të mbrëmë shtatë raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 306 testeve.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit:1 rast Gërnçar, 1 rast Jabllanicë dhe 1 rast Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë”, është thënë në njoftim.
Po të shtunën është bërë e ditur se nga sëmundja, Covid-19, që shkakton ky virus, janë shëruar tre pacientë, duke e çuar numrin total në 785.