Fjalë Kyçe

30 ditë paraburgim për dy të miturit e dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

30 ditë paraburgim për dy të miturit e dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

Është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për dy të miturit e dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.

Aktualisht katër të dyshuar, në mesin e tyre tre të mitur, janë në paraburgim.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari i pestë lidhur me rastin është identifikuar dhe është në kërkim.

Policia njoftoi të hënën, se një e mitur 11-vjeçare është dhunuar nga pesë të dyshuar të shtunën mbrëma për rreth shtatë orë.

Rasti ka ngjallur reagim të madh publik e institucional, derisa për përgjegjësit është kërkuar dënim rigoroz.