Në Shërbimin Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovës (SHSKUK) janë duke u trajtuar 837 pacientë nga coronavirusi.
Sipas një njoftimi përmes rrjetit social në Facebook thuhet se bazuar në raportin e datës 27 mars 2021, 700 raste janë të konfirmuara më Sars Cov 2 pozitivë.
Ndërkaq, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 335 pacientë, 10 prej tyre në gjendje të rëndë.
Lexoni më poshtë statistikat e plota të të infektuarve, të shëruarve, atyre në pritje të rezultateve, në oksigjeno-terapi, etj:
Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 837 pacientë nga Sars- Cov-2.
700 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë.
137 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.
30 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore
636 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë
Në QKUK janë të shtrirë 335 pacientë
10 në gjendje të rënduar
276 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë