Fjalë Kyçe

300 euro ata që kanë mbetur pa punë, rimbursim në Trust dhe 200 milionë për bizneset

300 euro ata që kanë mbetur pa punë, rimbursim në Trust dhe 200 milionë për bizneset

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do ta votojë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike me disa amandamente të iniciuara nga ta.

Për këtë ata janë dakorduar me Qeverinë dhe ky projektligj është planifikuar të votohet këtë të premte.

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj përmes një konference për media ka treguar pikat që PDK-ja do t’i fus në këtë projektligj, që përfshin pagesa nga 300 euro për ata që i kanë humbur vendet e punës, fond 200 milionë euro si ndihmë për bizneset, rimbursime në paratë që nxjerren nga Trusti e heqje të TVSH-së për disa produkte.

Këto janë propozimet e PDK-së:

Më lejoni që t’i prezantoj propzimet konkrete të Partisë Demokratike të Kosovës;

1. Të themelohet një fond i veçantë, i cili do të shërbejë për t’i paguar të gjithë të punësuarit në sektorin privat, që kanë humbur vendet e tyre të punës si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Pra, të gjithë punëtorët e sektorit privat të regjistruar si të pa punë, e që kanë qenë në marrëdhënie pune deri në Shtator 2020, por që nga muaji tetor 2020 janë liruar nga punëdhënësi si pasojë e ndikimit të COVID -19, do të paguhen nga ana e Qeverisë së paku tre deri në katër muaj përkatës me nga 300 euro në muaj.

2. Të themelohet granti në shumë prej 200 milionë euro, për ndihmë direkte financiare bizneseve të cilat kanë vështirësi të funksionimit si rezultat i ndikimit të COVID-19.

Këto mjete të grantit do t’i shpërndahen të gjitha bizneseve sipas kritereve dhe kushteve të caktuara nga ana e një Komisionit të posaçëm i cili do të themelohet ekskluzivisht për këtë çështje nga ana e Qeverisë së Kosovës, të cilat dëshmojnë se e kanë të vështirë zhvillimin e afarizmit si pasojë e ndikimit të COVID -19.

3. Të gjithë qytetarët që kanë kontribuar në Trustin Pensional të Kosovës deri në shumën 10 mijë Euro, në rast të tërheqjes së shumës 10 % (dhjetë për qind) nga ana e tyre, Qeveria e Kosovës do ta kompensoj tek TRUST-i Brenda pesë viteve të ardhshme në mënyrë që ata qytetarë t’i kenë mjetet e tyre për moshën e pleqërisë.

4. Qeveria e Kosovës duhet të liroj nga TVSH-ja lëndën e parë e cila prodhohet nga bizneset kosovare, pavarësisht a eksportohet jashtë vendit apo jo.

5. Dhe në fund, por jo nga rëndësia, me qëllim të rritjes së transparencës dhe për ta përcjell efektin e këtyre masave, PDK kërkon që të njëjtat të jenë të specifikuara qartë në kuadër të ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2021.

Besojmë që kontribut në këtë drejtim do të japin deputetët në Kuvendin e Kosovës dhe Asociacionet përfaqësuese të bizneseve.

Ne presim që të gjitha partitë parlamentare ta mbështesin këtë iniciativë të PDK-së dhe ta nënshkruajnë nismën tonë për seancë të jashtëzakonshme që ta miratojmë ligjin e rimëkëmbjes ekonomike brenda kësaj jave dhe qytetarët e Kosovës ta marrin ndihmën e merituar shtetërore, sipas mundësive buxhetore që ka vendi ynë.