Fjalë Kyçe

32-vjeçari vdiq në burg një muaj para se të lirohej, Prokuroria nis hetimet

32-vjeçari vdiq në burg një muaj para se të lirohej, Prokuroria nis hetimet

I kishte ditët e numëruara brenda burgut të Dubravës. I burgosur Amir Veliu pritej që të lirohej nga qelitë e kësaj Qendre Korrektuese.

Por 32 vjeçari ndërroj jetë prapa grilave gati një muaj më parë. E sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues i ndjeri kishte sulm në zemër.

Por, me këtë version të Shërbimi Korrektues po pajtohet një ish i burgosur. Fatmir Bunjaku që kishte qëndruar tre muaj në burg me të ndjerin thotë se Veliut i kishin dhanë injeksione pa e kontrolluar fare.

Dyshime të mëdha për këtë rast po nxitë edhe një ish i burgosur tjetër. Fehmi Ademi thotë se me të ndjerin kishte biseduar në telefon pak orë para se ai të vdiste.

Ndërkohë, Fatmir Bunjuaku, ankohet për shërbimet shëndetësore brenda burgjeve. Me këtë rast po merret edhe Qendra për Punë Sociale në Gjilan. Kjo pasi që i ndjeri ishte fëmij i adoptuar dhe se nuk kishte kujdes familjar.

Drejtori i këtij organi, Mursel Zymberi po kërkon që ky rast të zbardhet. Por, këto pretendime i vlerësojnë të paqëndrushme departamenti shëndetësor i burgjeve.

Kreu i këtij departamenti Milazim Gjocaj, ka mohuar se të ndjerit nuk i është ofruar shërbimi i duhur shëndetësor.

E me këtë rast tani po merret Prokuroria e Pejës e cila ende nuk e ka pranuar raportin e autopsisë për të ndjerin.

Zëdhënësi Shkodran Nikci i ka thënë T7 se Prokuroria është duke ndërmarr veprime e para hetimore lidhur me vdekjen e viktimës në Qendrën Korrektuese të Burgut të Dubravës.