Fjalë Kyçe

Armend Thaqi flet për sfiden ndaj Flamurtarit

Armend Thaqi flet për sfiden ndaj Flamurtarit

Prishtina dhe Flamurtari zhvillojnë ndeshjen e 40-të zyrtare të pasluftës, shkruan Gazeta Alo.

Prishtina dhe Flamurtari do të përballen nesër nga ora 14:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Para kësaj sfide ka folur futbollisti i Prishtinës, Armend Thaqi i cili alternativ të vetme në këdë sfidë e sheh fitoren.

“Po kthehemi nga pushimi më i gjatë se sa i ekipeve tjera dhe mendoj që na ka bërë mirë para përballjes me kundërshtarin që na ka shkaktuar më së shumti probleme në këtë edicion duke mos arritur ta mposhtim asnjëherë. Në fakt na pret ndeshje e vështirë, por ne nuk kemi alternativë tjetër, nuk na lejohen më gabime dhe normalisht duke synuar të zhvillojmë lojë të mirë t’i fitojmë tre pikët. Atmosferën në skuadër e kemi shumë të mirë megjithëse kemi probleme me mungesa duke mos e ditur se a do të mund të startojnë disa prej tyre apo jo, për çka do të vendosin trajnerët, por e jona është të japim maksimumin për tre pikët më se të domosdoshme”, ka thënë mbrojtësi i djathtë, Armend Thaqi i cili njëherësh është futbollisti i vetëm i skuadrës me të gjitha ndeshjet e zhvilluara, 25 sosh./Gazeta Alo