Fjalë Kyçe

38 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

38 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në tërë vendin kanë ndodhur 38 aksidente trafiku.

Gjatë së hënës në Kosovë kanë ndodhur 38 aksidente trafiku.

Sipas Policisë së Kosovës nga 38, 21 aksidente trafiku kanë qenë me të lënduar kurse 17 me dëme materiale, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë së hënës Njësiti i Trafikut Rrugor ka shqiptuar 1 mijë e 73 tiketa për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.