Fjalë Kyçe

393 pacientë me COVID në spitalet e Kosovës

393 pacientë me COVID në spitalet e Kosovës

393 pacientë të konfirmuar me koronavirus janë duke u trajtuar nëpër klinikat dhe spitalet e Kosovës, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në raportin e përditshëm kjo ministri ka thënë se në respiratorë janë 11 pacientë, ndërsa me oksigjenoterapi po trajtohen 332.

Në QKUK janë duke u trajtuar 147 persona të konfirmuar me COVID-19, 29 negativë dhe 16 pacientë të pakonfirmuar.

Sa i përket spitaleve të përgjithshme nëpër rajonet e Kosovës, janë duke u trajtuar 246 pacientë të konfirmuar me koronavirus. 18 janë raste të konfirmuara negative e 37 pacientë të pakonfirmuar. Spitali me më së shumti pacientë është ai i Pejës, me 49 të konfirmuar me COVID-19. Në spitalet rajonale janë pesë pacientë në respiratorë e 207 me oksigjenoterapi.

Deri tash në Kosovë janë regjistruar 12840 raste pozitive me COVID-19. 492 persona kanë humbur betejën me të ndërsa janë shëruar 8942.