Fjalë Kyçe

Ja si mund të evitohej aksidenti i Salas, zbulohen mesazhet

Ja si mund të evitohej aksidenti i Salas, zbulohen mesazhet

Emiliano Sala ‘nuk u braktis’ nga Cardiff City pas transferimit të tij nga Nantes, sipas disa mesazheve të zbuluara nga një medie franceze.

28 vjeçari ka gjetur vdekjen derisa po udhëtonte drejt Anglisë me një avion privat më 21 janar.

Agjenti Willie McKay kishte pohuar se Cardiff kishte lënë Sala që të rregullonte personalisht mënyrën e transferimit, gjë e cila kishte çuar deri te aksidentimi.

“Ai u braktis në një hotel pak a shumë për të bërë vetë aranzhimin e udhëtimit”, ka deklaruar McKay.

Por, Cardiff thotë se klubi refuzon fuqimisht akuzat e agjentit për Sala.

Dhe mesazhet e zbuluara dhe siguruara nga gazeta franceze Ouest France, tregojnë se Cardiff i ka ofruar një udhëtim komercial Emiliano Salas.

Por gjithçka ishte vonë, pasi Sala tashmë kishte pranuar një fluturim të aranzhuar nga agjenti McKay