Fjalë Kyçe

Ky është vendimi i Komisionit Disiplinor

Ky është vendimi i Komisionit Disiplinor

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje, Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 12.02.2019, ditë e martë ora 13.00, shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të çerekfinales të DIGITALB Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve të zhvilluara me datë; 09 -10.02.2019 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këtë;

V E N D I M

ISMET MUNISHI; kryetrajner i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të licencës UEFA “A“ 0282 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për largim nga pankina (manifestim i sjelljeve josportive; reagime në vendimet e gjyqtarit kryesor, ku si rrjedhojë e kësaj sjellje pati reflektim të tensioneve nga ana e shikuesve nikoqir dhe atyre mysafirë) në ndeshjen çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF “VËLLAZNIMI – FC “DRITA“ e zhvilluar me datë 10.02.2019 në stadiumin e qytetit në Gjakovë (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar) i

HAPET PROCEDURA DISIPLINORE

Deri ne kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohen deklaratat plotësuese nga; Ismet Munishi – kryetrajner në procedurë të hapur disiplinore, si dhe nga gjyqtari kryesor Alban Shala dhe gjyqtarit të katërt Gramoz Shala. Afati datë 14.02.2019 – ora 12:00 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 )

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditësh, nga data e sjelljës së këtij vendimi date 12.02.2019 gjegjësisht nga dita e publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit. /GazetaAlo.