Fjalë Kyçe

Taksa u vendos që tre muaj, Ljajiq tregon se nga hyjnë mallrat serbe në Kosovë

Taksa u vendos që tre muaj, Ljajiq tregon se nga hyjnë mallrat serbe në Kosovë

Zëvendëskryeministri serb, Rasim Ljajiq ka zbuluar mënyrën se si përkundër taksës, mallrat serbe prapë hyjnë në Kosovë.

Zëvendëskryeministri serb, Rasim Ljajiq ka thënë se mallra serbe ka anembanë Kosovës dhe se atje mbërrijnë nëpërmjet rrugëve alternative.

Duke theksuar se zyrtarët serbë menjëherë pas vendimit për taksë ndaj mallrave serbe në Kosovë kanë paralajmëruar për tregun e zi, Ljajiq për “Radiotelevizionin e Serbisë” ka thënë se në dyqanet serbe në veri të Kosovës shihet se ka mallra të mjaftueshme serbe, që atje mbërrin nëpërmjet kanaleve të ndryshme, transmeton lajmi.net.

“Një pjesë e mallrave shkon në Kroaci pastaj nga atje mbërrin të shitet në Kosovë. Po ashtu, për shembull ka mallra që përfundojnë në Maqedoni pastaj arrijnë të depërtojnë në Kosovë”, u shpreh ai.

Ljajiq ka thënë se në tre muajt e deritashëm pas vendimit për taksë priten humbje prej rreth 90 milionë euro vlerë e mallrave, për dallim nga priudha e njëjtë e vitit të kaluar.