Para disa dite në disa pjesë të kryeqytetit ishin vendosur disa posterë enigmatikë ku aty shfaqeshin politikanët kosovar, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj, duke i shprehur dashurinë dikujt.
Kështu sot në Ditën e të Dashuruarve është zbuluar sekreti i kësaj enigme.
Pjesë e kësaj enigme është skulptura e heroit biblik Davidit, e autorit Mikelanxhelo Buonarti.
Poshtë kësaj statuje shkruan ‘Konferenca e Rektorëve’, e cila del të jetë dashuria e përbashkët e Kadri Veselit e Fatmir Limajt.
Ky reagim me postere duket se ka ardhur pas ngjarjeve të fundit në universitetet publike për mosakreditimin e programeve studimore, shkruan klankosova.
Se kush fshihet prapa pjesës së munguar të posterit, do ta merrni vesh më 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve”, patën paralajmëruar ideatorët anonimë të këtij posteri.