Një 4-vjeçar në Australi i ka bërë të “pabërën” babait të tij.
Kris King ia dha telefonin të birit për ta qetësuar, por ky i fundit përfundoi duke porositur ëmbëlsira me vlerë mbi 1000 dollarë në një aplikacion për shpërndarjen e ushqimit në banesë.
King tha se djali i thoshte vazhdimisht “diçka e mirë është rrugës”, por ai nuk e besoj derisa shoferi i kompanisë që bën ëmbëlsirat trokiti në derën e tyre, përcjell abcnews.al
“Fillimisht mendova se ishin 139 dollarë. Por në fakt pashë që ishin plot 1,139 dollarë”, u shpreh ai.