Një djalë katër vjeçar vdiq gjatë fundjavës, pasi doli jashtë dhe u fut brenda një makine të nxehtë, që ishte e parkuar në rrugën e një shtëpie në Teksas.
Policia në Wichita Falls tha se djali u gjet pa ndjenja në një automjet mbrëmjen e së shtunës rreth orës 18:30.
Ai u zbulua në automjet pasi prindërit vunë re mungesën e tij dhe filluan ta kërkonin atë. Fëmija, emri i të cilit nuk është publikuar, u dërgua në një spital, ku u shpall i vdekur.
Të shtunën, temperaturat në Falls Wichita arritën rreth 95F ( 35 gradë C), gjë që do të bënte që temperatura brenda makinës të arrinte më shumë se 140F ( 60 gradë C), nëse fëmija kishte qëndruar në automjet për më shumë se një orë.
Policia po heton për vdekjen dhe nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj familjarëve, që ishin në kërkim të tij në atë kohë.