Fjalë Kyçe

40 milionë euro për Armando Brojën

40 milionë euro për Armando Brojën

Armando Broja është vënë në shënjestër të shumë klubeve.

Southampton po tenton që ta mbajë shqiptarin që po shkëlqen këtë edicion, i cili u mor në formë huazimi në verën e vitit 2021.

Sipas “TuttoMercatoWeb”, Southampton tashmë ka bërë gati 30 milionë euro për sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Por, një tjetër klub po tenton t’i prishë punë dhe ai është Newcastle.

Klubi që ka pronarë të rinj ka bërë gati 40 milionë euro për talentin shqiptar, shkruan express.

Sido që të jetë, tani për tani Chelsea nuk dëshiron ta shesë lojtarin, mund ta huazojë për një tjetër sezon për të parë rritjen e tij, derisa nuk përjashtohet as mundësia që Borja të mbetet i Bluve.