Fjalë Kyçe

43 pacientë me oksigjenoterapi po trajtohen në QKUK dhe spitale

43 pacientë me oksigjenoterapi po trajtohen në QKUK dhe spitale

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme aktualisht po trajtohen 73 pacientë, të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19.

Sipas raportit nga SHSKUK-ja, nga 73 pacientët sa po trajtohen, 22 janë të konfirmuar me COVID-19, kurse 43 janë nën asistim të oksigjenoterapisë.

Raporti i plotë:

73 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, thotë raporti i punës për datën 8 korrik 2021.

Prej tyre, 22 janë të konfirmuar pozitivë dhe 43 janë me oksigjeno- terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 58 pacientë:

12 të konfirmuar me COVID-19

36 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave

Klinika Infektive, 11 pacientë+ 13 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë

Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacient

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 15 pacientë

10 të konfirmuar pozitivë

7 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 8 pacientë