Fjalë Kyçe

Personi i cili dje u godit nga një veturë në Prishtinë është Azem Makolli i burgosur gjatë regjimit komunist jugosllav

Personi i cili dje u godit nga një veturë në Prishtinë është Azem Makolli i burgosur gjatë regjimit komunist jugosllav

Dje në Prishtinë është goditur nga një veturë një person i moshës së shtyrë.

Gazeta Alo ka kuptuar se bëhet fjalë për Azem Makollin i cili kishte qenë i burgosur në Goli Otok gjatë regjimit komunist jugosllav.

Makolli, ishte dënuar pasi që në vitin 1961 kishte vrarë një zyrtar serb Dushan  Radojeviqin në Orllan për të marrë hak për vrasjen e gjyshit të tij nga serbët në vitin 1945.

Rastin, për Gazetën Alo dje e kishte konfirmuar edhe Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë. Në këtë aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori A.M, mashkull, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, kishte thënë Ahmeti dje për Gazetën Alo./Gazeta Alo/

https://www.facebook.com/GazetaTribunaOfficial/videos/vb.579265982085431/642195486220969/?type=2&theater