Fjalë Kyçe

44 vjeçari që humbi jetën nga Covid-19 ishte nga Gjilani

44 vjeçari që humbi jetën nga Covid-19 ishte nga  Gjilani

Lajmin per vjdeken e personit të infektuar me Covid 19  e ka konfirmuar përmes një komunikate për media Ministria e Shëndetësisë.

“Klinika Infektive ka njoftuar se sot me datë 26/04/ 2020 në orët e mesditës ka përfunduar me vdekje pacienti me inicialet M.I.(1976), nga komuna e Gjilanit. Pacienti është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 17/04/2020, është konfirmuar me COVID-19, dhe është pranuar në gjendje shumë të rëndë”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se i njëjti prej vitesh vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Kjo është vdekje e 21-të në Kosovë prej koronavirusit Covid-19.