Fjalë Kyçe

49 raste me COVID-19 të shtunën

49 raste me COVID-19 të shtunën

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën se nga 346 testime, 49 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Sipas njoftimit, sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.369. Në total numri i rasteve aktive është 213.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 66 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.399 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.144 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.