Fjalë Kyçe

Haradinaj në mbledhjen festive të Qeverisë thotë se Serbia do t’a njoh Kosovën me kufijtë ekzistues

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur mbledhjen e Qeverisë së Kosovës për nder të shënimit të 11 vjetorit të Pavarësisë.

Haradinaj, me të hapur këtë mbledhje ka thënë se pavarësia jeton në ne dhe secili nga ne i ka rrugëtuar këto rrugë të pavarësisë, shkruan Gazeta Alo.

“Pavarësia jeton në ne, secili i ka rrugëtu këto rrugë të pavarësisë, secili nga ne e ka rrugëtimin e vet. 11 vjet shtet, edhe Qeveria e ka rrëfimin e vet pra nga koha kur kemi marrë përgjegjësi”, ka thënë ai.

Haradinaj, edhe në këtë mbledhje nuk ka lën pa përmendur që Serbia duhet ta njoh Kosovës, por pa u prekur kufijtë e shtetit të Kosovës.

“Me kudjesin më të madh jemi përball me të gjitha temat dhe njëkohësisht me respektin më të madh për qytetarët. Ka poashtu ligje e vendime të mëdha, ka vendime të mëdha që kemi kalu.Ajo që dua të them është se në dhjetëvjetëshin e dytë që kemi hyrë është një vit i konsolidimit tonë si shtet dhe kjo nënkupton edhe një marrëveshje me njohje nga Serbia me kufijtë ekzistues”, ka deklruar Haradinaj.

Sipas tij, Kosova nuk e ka luksin për kthim mbrapa por ecje para.

“Duke iu uruar nga zemra, të gjithë popullit të Kosovës, bashkëkombasve, miqëve të Kosovës, aleatëve tonë urime 11 vjetori i Pavarësisë.

Lavdi të gjithë dëshmorëve!”, është shprehur kryeministri Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë./Gazeta Alo/