Fjalë Kyçe

“Me ShBA-në dhe aleatët ndërkombëtarë do ta bëjmë Kosovën si e ëndërruan çlirimtarët”

“Me ShBA-në dhe aleatët ndërkombëtarë do ta bëjmë Kosovën si e ëndërruan çlirimtarët”

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se sot 21 vite më parë është shuar një familje e tërë që Kosova ta gëzojë lirinë.

Sipas tij, pikërisht më shuarjen e kësaj familje, u zgjua bota dhe nuk e la të zhduket një popull, shkruan Gazeta Alo.

Kryeministri Haradinaj, tha se familja Jashari na ka dhënë këtë leksion: Vetëm një popull që është i gatshëm ta mbrojë lirinë me çmimin e jetës e ka të ardhëm e sigurtë.

Sipas të parit të ekzekutivit, shërbimi në Forcën e  Sigurisë së Kosovës do të jetë nder dhe privilegj.

“Thelbi i lirisë sonë deputetët e zgjedhur të vendit i thanë po një projekti nacional që vjen në formë euroatlantike dhe ka qëllim paqen dhe i dedikohet paqes, shërbimi në forcën e Kosovës do të jetë privilegj. Sot këtu ritakohen të gjithë brezat e paqes”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se Ushtria e Kosovës nuk do të përdoret kundër popullit as në jug e as në veri.

“Ushtria e Kosovës nuk do të përdoret kundër popullit të Kosovës as në jug e as në veri por do të jetë aty për të kontribuar për paqe për të gjithë. Njëkohësisht me miqësinë me SHBA- në dhe aleatët tonë, do ta bëjmë Kosovën ashtu siç e ëndërruan çlirimtarët. Nderi dhe lavdia e çdo ushtrie është ën doktrinën e tyre dhe doktrina jonë është e lirisë dhe është e paqes”, ka thënë Haradinaj.

Këto deklarata, kryeministri i bëri gjatë ceremonisë ushtarake të FSK-së për nder të 21 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Gazeta Alo/