Për shkak të problemeve softuerike, Volkswagen ka njoftuar se dalja në treg e serisë së re të modelit ‘Golf’ do jetë vitin e ardhshëm.
Megjithatë, kompania gjermane ka njoftuar se prezantimi i modelit do bëhet përgjatë këtij viti, transmeton lajmi.net.
Disa burime të përafërta me Automotive News kanë njoftuar se modeli i apostrofuar do prezantohet përgjatë një eventi të makinave që do mbahet në muajin tetor.
Gjer më tani, modeli i ri është parë duke u testuar rrugëve të Gjermanisë, të cilës i janë realizuar edhe fotografi.