Fjalë Kyçe

“5 lojtarë të Arsenalit më thanë se Ozil është në mesin e më të mirëve, ata nuk e kuptojnë vendimin e Artetas”

“5 lojtarë të Arsenalit më thanë se Ozil është në mesin e më të mirëve, ata nuk e kuptojnë vendimin e Artetas”

Koha e Mesut Ozil tek Arsenal duket se ka përfunduar.

Ish reprezentuesi gjerman është lënë jashtë ekipit nga Mikel Arteta, si në Premierligë dhe ashtu në Ligën e Evropës.

Ky vendim ka zemëruar shumë futbollistin, i cili pavarësisht angazhimit në stërvitje, nuk do të jetë në gjendje të luajë.

Sipas agjentit të futbollistit, Erkut Sogut, Ozil është një nga lojtarë më të mirë tek Arsenal, diçka që ia kanë thënë vetë futbollistët e këtij klubi.

“Tifozët e Arsenalit meritojnë të dinë të vërtetën dhe kjo nuk është ajo që po e thotë Arteta. Arteta nuk ishte i ndershëm dhe as transparentë. Të gjithë e dinë se qëndrimi i klubit ndaj Ozil nuk ishte i drejtë”, ka deklaruar Sogut, përcjell lajmi.net.

“Kur ai ende ka kontratë, meriton të paktën të ketë mundësinë për të luftuar për vendin e tij. Të gjithë më thanë se ai po stërvitej mirë, unë fola me pesë lojtarë të Arsenalit dhe të gjithë më thanë se Mesut ishte në mesin e më të mirëve në ekip dhe ata nuk e kuptuan pse ai nuk ishte pjesë e skuadrës”.