Fjalë Kyçe

50 nxënës dhe 9 mësimdhënës të infektuar, shkolla “Ismail Qemaili” kalon në mësim online

50 nxënës dhe 9 mësimdhënës të infektuar, shkolla “Ismail Qemaili” kalon në mësim online

Pas shfaqjes së shumë rasteve pozitive me koronavirus, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ismail Qemali”, në kryeqytet do të kalojë në mësimin online.

Këtë skenar ata do ta përdorin për 10 ditë sipas rekomandimeve, ndërsa u njoftua se kanë rezultuar pozitiv mbi 50 nxënës e 9 mësimdhënës.

Ky vendim hyri në fuqi pasditen e sotme dhe shumica e rezultateve dolën nga testet antigjen që i siguroi komuna.

Ndërsa të hënën filloi edhe dezinfektimi i hapësirave.