Kili po përballet me protesta të dhunshme së fundmi, ndërsa raportohet se së paku 11 njerëz janë vrarë, shkruan Gazeta Express.
Presidenti i këtij vendi jug-amerikan, Sebastián Piñera ka thënë se Kili është në luftë.
E ndërkohë, në këtë shtet aktualisht gjendet edhe ekipi i Përfaqësueses së Kosovës në Karate, i cili po merr pjesë në Kampionatin Botëror të karatesë për kadetë, juniorë dhe U21, që do të mbahet nga 23-27 tetor në qytetin e Santiagos.
Federata e Karatesë e Kosovës njofton se ekipi kosovar është shëndosh e mirë në Santiago, përkundër protestave që po zhvillohen atje.
“Së bashku me përfaqësuesen e Kosovës në karate gjendet edhe kryetari.
Ismet Krasniqi, i cili është në vazhdimësi në kontakte me drejtuesit e
sigurisë së shtetit të Kilit, po ashtu me Institucionet e Sigurisë të
Kosovës si dhe drejtuesit e Federatës së Karatesë së Kosovës për çdo
ndryshim te situatës”, njofton Komisioni për Informim i FFK-së, i cili i uron suksese Përfaqësueses së Kosovës.
Kjo e fundit do të marrë pjesë në Botëror me 14 garues.