Fjalë Kyçe

51-vjeçari nga Malisheva shkoi në emergjencë për shkak të lëndimit, rezultoi pozitiv me koronavirus

51-vjeçari nga Malisheva shkoi në emergjencë për shkak të lëndimit, rezultoi pozitiv me koronavirus

Kosova është përballur edhe me vdekjen e 4-të nga koronavirusi, teksa janë konfirmuar edhe pesë raste të reja.

Sipas njoftimit, viktima nga Ferizaj që ndërroi jetë ka pasur edhe arrest kardiak, teksa pas vdekjes është konfirmuar që ai kishte edhe koronavirus.

Ndërkaq, QKUK ka dhënë detaje edhe për 51 vjeçarin nga Malisheva që rezultoi pozitiv me COVID-19.

F.M nga Malisheva, i lindur në vitin 1969, QKUK ka bërë të ditur se është një punëtor fizik, që në emergjencë është lajmëruar pas një lëndimit që kishte pasur.

Për shkak se i njëjti vinte nga zona e prekur me COVID-19, të njëjtit i janë bërë analizat, nga ku i njëjtti ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Deri tash, në Kosova janë të konfirmuara 170 raste me COVID-19, teksa katër nga këta pacientë kanë ndërruar jetë.