Fjalë Kyçe

Moti sot me reshje bore dhe deri -3 gradë celsius

Moti sot me reshje bore dhe deri -3 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë temperaturat minimale do të arrijnë deri në -3 gradë Celsius.

“Dita e diele do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe vende-vende, me reshje bore, kryesisht në qendër jugperëndim dhe juglindje të territorit. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi maksimale deri 9m/s”, njofton IHMK.