Policia e Kosovës ka hapur konkurs për vend pune. Në njoftimin për konkurs bëhet e ditur se po kërkohen teknik medicinal. Për këtë pozitë janë katër vende të lira
Teknik medicinal kërkohet për Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore në DPP-Prishtinë, një në Drejtorinë Rajonale të Pejës, një në Drejtorinë Rajonale Mitrovica e Jugut dhe një në Drejtorinë Rajonale Gjakovë.
Konkursi do të jetë i hapur pesëmbëdhjetë ditë. Formularët duhet t’i dorëzohen sektorit për rekrutim dhe seleksionim në ndërtesën e re të administratës, DPP, Prishtinë.
Në njoftimin e Policisë po ashtu është cekur se kërkesat e dërguara pas datës së fundit (17.02.2020) nuk do të pranohen dhe se kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.
Këtu mund t’i gjeni të gjitha informacionet e plota, http:http://www.kosovopolice.com/