Fjalë Kyçe

52-vjeçari me koronavirus hidhet nga kati i katërt i spitalit

52-vjeçari me koronavirus hidhet nga kati i katërt i spitalit

Një 52-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Njoftohet se P.Gj., është vetëhedhur rreth orës 03 :10 dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 01.11.2020, rreth orës 03 :10, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi P.Gj., 52 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.