Fjalë Kyçe

Forma shqetësuese e Milot Rashicës

Forma shqetësuese e Milot Rashicës

Ylli i Kosovës, Milot Rashica nuk është duke kaluar momente të mira me klubin e tij, Werder Bremenin shkruan Insporti.Ekipi i drejtuar nga Florian Kohfledt, ndodhet në pozitën e parafundit në Bundesligen gjermane ku kanë 17 pikë në 23 takime.

Për më tepër, Bremeni ka fituar vetëm 2 nga 12 takimet e fundit në të gjitha garat dhe kanë 10 humbje. Së fundmi ata u eliminuan nga Frankfurti në kuadër të DFB Pokal.

Ndonse Miloti nuk mund të llogaritet fajtor për këtë gjë, fakti qëndron se ai nuk është në më të mirën e tij.Në 10 paraqitjet e fundit, takime në të cilat ka kompletuar 90 minuta, 23 vjeçari nga Vushtrria ka shënuar vetëm njëherë (ndaj Dortmundit në DFB), dhe nuk ka asistuar asnjëherë.

Ndoshta ndeshja e Kosovës në fund të muajit Mars do t’i jap shtysë në luftën për të mbetur në Bundesligë por forma për momentin është shqetësuese.