Fjalë Kyçe

Kurti dhe Hajdari në ora 17:00 dalin në konferencë, s’dihet arsyeja

Kurti dhe Hajdari në ora 17:00 dalin në konferencë, s’dihet arsyeja

Kurti dhe Hajdari në ora 17:00 dalin në konferencë, s’dihet arsyeja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media, raporton Gazeta Express.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e kryeministrit.

Nga qeveria kanë bërë të ditur se bashkë me Kurtin në konferencë do të flasë edhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari.

Konferenca do të mbahet në oborrin e qeverisë në ora 17:00, megjithatë nuk është bërë e ditur tema.

Sot gjatë ditës, kreu i Qeverisë në detyrë nga Gjilani ka bërë të ditur se do të mbledhë ministrat për të diskutuar lidhur me masat e reja që do t’i marrin pas 13 prillit.